Mesazhi i Dekanit

Resim
Prof. Dr. Muzaffer Demir
Dekani i Fakuktetit të Mjekësisë.


Duke u bërë gati për vitin e ri shkollor (2018-2019)

Të nderuar punonjës dhe të dashur studentë,

 Programi ynë i trajnimit Para-Diplomik u akreditua nga TEPDAD, Federata Botërore e Edukimit Mjekësor dhe Institucioni Akreditues YÖK. Nga akreditimi i marrë po e fillojmë vitin e ri akademik të lumtur dhe me përgjegjësi. Që në fillim u përpoqëm intensivisht që të diplomuarit e mëparshëm të drejtimit tonë të mjekësisë të kishin një ambient të mirë dhe të përshtatshëm. Bashkë me ju duam të ndajmë çfarë kemi arritur. U prezantua një program i ri për menaxhimin e edukimit mjekësor me qëllim që programet e kurseve të mund të arriheshin lehtë, për të mbledhur punimet e studentëve dhe anëtarëve të fakultetit në sistemin elektronik, për të monitoruar shërbimet e konsulencës në mënyrë elektronike dhe për të menaxhuar procedurat e matjes dhe vlerësimit. Për vitin 2018-2019 u përditësua programi ynë i edukimit. Për studentët tanë që të kenë më shumë kohë të lirë në orët e ligjëratave u bë një ripërditësim. Shkencat mbi njeriun, shkencat sociale, drejtimi letrar dhe grupi i lëndëve me zgjedhje janë ndryshuar sipas objektivave të klasës dhe mësimdhënies. Këtë vit për herë të parë do të bëhet përdorimi i metodës mësimore PDÖ (Mësimdhënie bazuar në problematika). Viti i pestë shtoi në programin mësimor një aplikim të PDÖ -së me temë “Akılıcı İlaç Kullanımı”. Komisioni i Pranimit të Pyetjeve është duke punuar në mënyrë aktive të ripërditësojë kontrollimin e pyetjeve. Si rezultat i eksperiencave të fituara nga viti i kaluar kemi përditësuar Edukim-Trajnim dje në Drejtimin e Provimeve për ta bërë më të thjeshtë dhe të sigurtë për studentët tanë. Aplikimet e Mjekësisë së Përgjithshme shpërndahen në mënyrë të përshtatshme përsëri sipas objektivave të klasës dhe mësimdhënies. Udhëzuesit që do të përdoreshin gjatë aplikimit të edukimit u azhornuan dhe ato që mungonin u plotësuan. U bë një rishikim për hapësirat e nevojshme të Edukim-Trajnim. Mjetet audio vizuale dhe mjeteve të tjera iu bë ripërditësim. Për lëndët me zgjedhje u hapën klasa të reja. Këtë vit në fakultetin tonë do të regjistrohen 216 studentë me ÖSYM dhe 50 studentë të huaj. Në mesin tonë do të ketë edhe studentë të regjistruar me kuota të transferuara. Për arsye që mos të jetë i lartë numri i studentëve të ngelur profesorët bënë ndryshime në programin mësimor që të përfshijnë sa më pak nxënës në leksione. Dy vitet e fundit punuam sa më shumë që të rritet numri i anëtarëve të stafit mësimor. Sëbashku me anëtarët e ri të stafit mësimor organizuam trajnimet “Eğiticilerin Eğitimi” dhe “PDÖ Eğitimi” Qëllimet e Dekanit tonë për vitin akademik 2018-2019; Përditësimi i Programit Edukim- Mjekësor dhe të arrijë të përfundojë aktivitet që kemi filluar për të përmbushur standartet e kërkuara nga Komisioni i Ekspertizës deri në fund të vitit. Komisioni i Ekspertizës brenda fakultetit tonë do të formojë një grup auditimi që do të fillojë përgatitjen e akreditimit të programit tonë Edukim pas Diplomik. Sic kemi bërë gjithmonë ne do t'u japim studentëve mbështetjen maksimale këtë vit për revistën tonë “Turkish Medical Student Journal” qe të përfshihen në tregun ndërkombëtar. Do të bëjmë më shumë përpjekje për të rritur faktorin e ndikimit të revistës sonë “Balkan Medical Journal”. Po vazhdojmë me përpjekjet për të transferuar godinën e Dekanatit te godina Menza. Përafërsisht në fund të vitit do të fillojmë proçesin e rinovimit dhe ndërtimit. Gjithashtu po përpiqemi të realizojmë projektin e një godine për studentë e cila do të përfshijë market, biblotekë dhe një sallë kinemaje. Plani Strategjik i periudhës 2018-2022 që kemi përgatitur si Fakultet i Mjekësisë është botuar dhe i gatshëm për zbatim. Universiteti i Trakias Fakulteti i Mjekësisë si një familje e madhe bashkë me studentët, stafin akademik dhe atë administrativ janë të përgatitur për vitin e ri akademik. Me respekt në emër të stafit të Dekanatit ju uroj vitin e ri akademik dhe qoftë sa më i suksesshëm.


 Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë.


Viti Akademik 2017-2018
Duke u bërë gati për fillimin e vitit të ri akademik Edukim- Trajnim,
Të nderuar punonjës dhe të dashur student,

Po fillojmë vitin e ri akademik me emocione. Si Dekanat bëmë shumë përpjekje për të pasur një fillim të mbarë. Përgatitem një Trajnim- Edukim dhe Drejtim Provimesh të re dhe azhornuam programin tonë të Edukimit para Diplomik sipas standarteve kombëtare. Rregullorja jonë u botua në datën 20 gusht 2017 në Librin Zyrtar me nr 30160. Në mënyrë të imtësishme u rishikuan integrimet e programeve tona dhe u vendosën rregulla të reja të trajtimeve. Në programin tonë u vendosën kurset sociale, shkencat mbi njeriun për të mbështetur zhvillimin socio-kulturor të studentëve tanë. Janë ribërë nga e para lëndët tona me zgjedhje. Programet ndërkombëtare dhe kombëtare të shkëmbimit të studentëve janë ndër objektivat kryesore që universiteti i kushton rëndësi. Universiteti i Trakias, Fakulteti i Mjekësisë punuam shumë për të zgjeruar mundësitë që studentët tanë të bëjnë stazh jashtë shtetit. Ndryshimi më i rëndësishëm në rregulloren e provimeve është, në tre klasat e para do të aplikohet Sistemi i Kalimit të Klasës dhe në fund të vitit do të mbahet Provimi i Kalimit të Klasës. Njësia e Vlerësimit u azhurnua sipas rregullores dhe për herë të parë në fakultetin tonë u krijua Komisioni i Pyetjeve dhe Përgjigjeve. U bë rishikim për hapësirat e nevojshme Edukim- Trajnim. Mjetet audio vizuale dhe mjetet e tjera u azhornuan. Për lëndët me zgjedhje u krijuan klasa të tjera. Këtë vit në fakultetin tonë u regjistruan 217 studentë me ÖSYM dhe 40 studentë të huaj. Në mesin tonë do të ketë edhe studentë të regjistruar me kuota të transferuara. Për arsye që mos të jetë i lartë numri i studentëve të ngelur profesorët bënë ndryshime në programin mësimor që të përfshijnë sa më pak nxënës në leksione. Bëmë aplikimin e akreditimit nga bordi i Akreditimit Kombëtar i Trajnimit të Mjekësisë për programet tona të trajtimit Para Diplomik dhe e vazhduam proçesin sipas afatit të dhënë. Dekani për të forcuar strukturën tonë të trajnimit nën emrin Njësia Mbështetëse e Trajnimit mori vendimin për të krijuar një zyrë të re administrative. Qëllimet e Dekanatit tonë për vitin akademik 2017-2018: Bëjmë përditësimin e Programit të Trajnimit Mjekësor dhe arrijmë të bëjmë ndryshimet e nevojshme për të përmbushur standartet e kërkuara nga Bordi i Ekspertizës Mjekësore. Universiteti i Trakias, Fakulteti i Mjekësisë si një familje e madhe bashkë me studentët, stafin akademik dhe atë administrative janë të përgatitur për vitin e ri akademik. Me respekt të stafit të Dekanatit ju uroj një vit të ri akademik sa më të suksseshëm.

Prof. Dr Ahmet Muzzafer Demir,
Dekani i Fakuktetit të Mjekësisë.

 Viti Akademik 2016-2017

Të nderuar punonjës  dhe të dashur studentë të Fakultetit të Mjekesisë të Universitetit të Trakias,

Më 19 Gusht të vitit 2016 u emërova Dekan i Fakultetit të Mjekësisë. Besoj se të gjithë shtresat e shoqërisë duhet të bëjnë pjesën e tyre në këtë periudhë të trazuar të vendit tonë, për të arritur një të ardhme të artë për shtetin tonë, e të zbatohet cdo ligj dhe e drejtë e njeriut. Në vitin 1974 filloi së ekzistuari Fakulteti i Mjekësisë në Edirne, në vitin 1982 e deri më sot vazhdon si Fakultet i Mjekësisë së Universitetit të Trakias dhe ne do të  përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë në mënyrë që edukimi mjekësor të marrë vlerën e duhur që meriton sot dhe në të ardhmen. Pozicioni gjeografik është një nga elementët më të rëndësishëm që do të ndihmonte universitetin tonë për të arritur objektivat e saj rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Qëllimi jonë është një Fakultet Mjekësie ku edukimi mjekësor me cilësi të lartë të jepet përpara dhe pas diplomimit, dhe të kryhet një hulumtim i cilësisë së lartë të sëmundjeve. Në një fakultet si ky është e mundur të jesh i lumtur me të gjithë punimet e kryera deri në fund. Gjithmonë kujtoni se të gjithë ne jemi si anëtarët e një familjeje dhe me këtë mendim ju them të vazhdoni të punoni. I nderuar Prof. Dr Ahmet Teze (atezel@trakya.edu.tr) dhe i nderuar Prof. Dr Mustafa Inan (mustafainan@trakya.edu.tr ) si drejtuesit e trembëdhjetë të Dekanatit ju urojmë bashkë me Rektorin tonë një punë madhështore dhe të lumtur.
 Dëshirojmë të jeni gjithmonë pranë nesh,

Prof. Dr. Ahmet Muzaffer Demir, 
Dekan i Fakultetit të Mjekësisë.
(mdemir@trakya.edu.tr )


Kjo përmbajtje është lëshuar në datën 29.04.2019 dhe është parë për 179 herë .