Rreth nesh

Në vitin 1974 u themelua Fakulteti i Mjekësisë Edirne në kuadër të Universitetit të Stambollit dhe në vitin 1976 u hodhën themelet e ndërtesave të fakulteteve në Edirne. Në vitet 1974-1975 pritën studentët e parë dhe deri në vitin 1982 Fakulteti  i Mjekësisë Edirne ka vazhduar aktivitetin në Universitetin e Mjekësisë Xherrahpasha  në Stamboll. Sipas Dekretit nr 41 në vitin 1982  u lidh me Universitetin e Trakias dhe po në të njëjtin vit me një numër prej 20 anëtarësh të fakultetit dhe disa punonjës administrativ u zhvendosën në Edirne. Rektori themelues i Universitetit të Trakias Prof. Dr Ahmet Karadeniz, Dekani i Fakultetit Prof. Dr Ismet Dökmeci bashkë me tre profesorë, 8 doçent dhe me 7 ndihmës doçent të stafit akademik të Fakulteti të Mjekësisë hapën një sektor në spital me 50 shtretër në spitalin shtetëror të Edirnes në Qershor të vitit 1983. Nga viti akademik 1982 deri më 1983 ka filluar të ofrojë shërbime arsimore dhe shëndetësore në Edirne. Disa nga ndërtesat që u themeluan në vitin 1976 u përfunduan në kohë reale dhe në vitin 1984 zyra e Dekanit bashkë me 2 departamente u zhvendosën në këto ndërtesa. Në vitin 1986 kur poliklinikat dhe shërbimet u zhvendosën u ndanë tërësisht nga spitali shtetëror i Edirnesë dhe filluan të jepnin shërbime shëndetësore dhe mësimore në godinat e tyre. Në fund të vitit 1999 u përfundua ndërtimi i objektit spitalor me sipërfaqe të shfrytëzueshme prej 105.000m2 ndërsa godina e Shkencave Natyrore që përbëhet prej 2 blloqesh në kampus është zgjeruar në fund të vitit 1998.

Që nga viti 2019 Fakulteti i Mjekësisë Edirne ka një histori 45 vjeçare dhe një histori 37 vjeçare si Fakultet i Mjekësisë i Universitetit të Trakias. Katedra Akademike përbëhet nga 864  ligjërues në total duke përfshirë 118 Profesorë, 29 Doçent, 71 Profesorë të Asociuar 13 Lektor, 218 Ligjërues dhe 415 Asistentë të cilët kanë rritur numrin e publikimeve shkencore, kanë përfunduar detyrat e nevojshme për edukimin e studentëve dhe kanë ofruar shërbime shëndetësore në pothuajse të gjitha degët e mjekësisë. Paralelisht me nevojat e mjekëve dhe me rritjen e kuotave të studentëve në fakultetin tonë kapaciteti i sallave në universitetin ekzistues është bërë i pamjaftueshëm dhe për këtë arsye në vitin 2014 filloi ndërtimi i godinës së mësimdhënies Ratip Kazancigill ku në datën 27.11.2015 përfundoi dhe menjëherë iu hapën dyert për mësimëdhënie.

Nga themelimi ishin 3 degë dhe 23 departamente ndërsa më vonë u ndanë në 42 departamente ku të 42 departamentet kanë funksion aktiv. Ekzistojnë 30 disiplina shkencore të degëve ku  10 degë japin edhe specializime.

Në vitin 2010 Departamenti i Kardiologjisë, në vitin 2011 Departamenti i Terapisë Fizike dhe Rehabilitimit dhe në vitin 2018 Departamenti i Ortopedisë dhe Traumatologjisë morën akreditim në fushat e arsimit.

Programi  Para Diplomik Mjekësor të fakultetit tonë për akreditimin e Edukimit Kombëtar të Mjekësisë në vitin 2017-2018 aplikoi në programet e Edukimit Mjekësor dhe Shoqatën e Vlerësimit dhe Akreditimit. Si rezultat Shoqata e Akreditimit në përputhje dhe me Standartet Kombëtare të Programit Para Diplomik Mjekësor në Turqi deklaroi se është akredituar deri në datën 1.1.2024 dhe çertifikata e Akreditimit u dërgua në institucionin tonë më 31 Maj 2018.

Duke marrë parasysh edhe vendodhjen gjeografike të fakultetit tonë, përveçse i shërben gjithë shtetit dhe rajonit të Trakias gjithashtu ka vendosur si qëllim rritjen e bashkëpunimit me shtetet fqinjë duke u angazhuar edhe me aktivitete.

 

Mesazhi i Dekanit